Titulli: Marrëdhëniet prind-fëmijë
udhëzues për rritjen e fëmijëve
Autorë: Hisham Altalib, Abdulhamid Ebusulejman, Omar Altalib
Formati: B5
Faqe: 500
Shtëpia Botuese Logos-A para jush sjell veprën madhore mbi një tematikë jashtëzakonisht të rëndësishme, siç janë relacionet prind-fëmijë.
Vepra në fjalë, u dedikohet të gjithë atyre që duan t’i edukojnë dhe pajisin gjeneratat e së nesërmes me vlerat universale etike.
Ky libër i vëllimshëm, i ndarë në 23 kapituj dhe i lehtë për t’u lexuar e kuptuar, i trajton thuajse të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me familjen, përkatësisht fëmijët.
Lexuesi në të do të gjejë trajtesa të shumta duke filluar nga themelet e prindërimit, rëndësia e familjes, ndërtimi i karakterit të fëmijës, lidhjet emocionale të tij, përzgjedhja e shoqërisë, e deri te kujdesi që prindërit duhet të kenë nga përdorimi i mjeteve teknologjike nga fëmijët e tyre.