Furnizimi hallall
CHF11.90
Nieriu është i prirë për një dëshire të pakufizuar për furnizimin e tij. Ka thënie të ndryshme, ka propozime të ndryshme dhe ka edhe koncepte të ndryshme reth furnizimit, shumica e të cilave nuk kanë bazë në fe, shumica e tyre rezultojnë nga levizja e jetës, por e vërteta është se çështja e furnizimit është një bazë e madhe prej bazave të fesë.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
In stock
Titulli: Furnizimi hallall
Autori: Muhamed Ratib Nabulsi
Perktheu: Miftar Ajdini
Redaktor: Bujar Vërbovci
Botuesi: Sira
Faqe: 224
Nuk ka dyshim se njeriu është i krijuar me karakter që ta dojë ekzistencën e tij, ta doje sigurinë e ekzistencës së tij, ta dojë përsosmërinë e ekzistencës së tij, dhe ta dojë vazhdimësinë e ekzistencës së tij. Pas dëshirës së tij për ekzistencën e tij, ai është i prirë për një dëshirë të pakufizuar për furnizimin e tij. Ka thënie të ndryshme, ka propozime të ndryshme dhe ka edhe koncepte të ndryshme rreth furnizimit, shumica e të cilave nuk kanë bazë në fe, shumica e tyre rezultojnë nga lëvizja e jetës, por e vërteta është se çështja e furnizimit është një bazë e madhe prej bazave te fesë. Libri përgjigjet në disa pyetje, duke perfshirë: Cilat janë bazat e besimit rreth furnizimit hallall? Cilat janë rregullat e mirësjelljes për fitimin e furnizimit hallall? Libri përbëhet nga ligjerata të mbajtura nga doktori i respektuar, në periudha të ndryshme kohore rreth temës së furnizimit. Ai përfshin si më poshte: Libri fillon me një mësim hyrës mbi furnizimin. Në kapitullin e parë, libri flet për konceptin e furnizimit. Pastaj,kapitulli i dytë merret me dispozitat e furnizimit. Kapitulli i tretë e përcakton mënyrën e kërkimit të furnizimit. Libri përfundon me disa pyetje dhe përgjigje rreth furnizimit.