Titulli: Shembuj të besimit të vërtetë nga jeta e pejgamberëve, sahabeve, evlijave dhe shehidëve
Titulli në origjinal: Mevakif imanijjeh
Titulli në gjuhën boshnjake: Primjer istinskog vjerovanja
Autori: Dr. Ahmed Ferid
Përktheu: Agim Abazi
Lektor: Blerim Buhaxheri
Redaktura teknike: Muhamed Bajrami
Botues: Shtëpia botuese “Orienti”
Faqe 456
“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do ti japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre”. (En-Nahl: 97)
Biseda për besimin, për shkaqet e tij dhe për besimtarët, (falë mirësisë së Zotit të botëve), është e këndshme për shpirtrat e besimtarëve tjerë. Ky libër nuk i dedikohet vetëm besimit (imanit), vetëm vlerës se tij apo vetëm ndikimit të tij, por është libër që sqaron shembuj të besimit të vërtetë. Pra, tregon për momentet fisnikëruese dhe madhështore në të cilat besimi i sinqertë i sjell besimtarët ne gjendje ne të cilën shtohet imani dhe ngrihet flamuri i Mëshiruesit.
Me të vërtetë, janë çaste të ngadhënjimit të besimtarit ndaj vetvetes, ndaj djallit dhe ndaj epsheve. Thënë ndryshe, janë momente të bërjes së asaj që e kërkojnë besimi (imani) dhe dashuria ndaj Allahut të Mëshirshëm.
Këto janë momente të përbuzjes së kësaj bote e cila është kalimtare, por edhe të ëndjeve, të lakmive dhe të pasioneve që gjenden ne të. Me të vërtetë, këto janë çaste dhe veprime fisnike të pejgamberëve, evlijave dhe shehidëve. Me shembujt e tillë janë rrënuar fortifikata dhe janë pushtuar kulla. Thënë me fjalë tjera, për shkak të tyre besimtarëve të sinqertë u është dhuruar fitorja e Allahut.
Shembujt e besimit të vërtetë janë shenja të qarta ne rrugën e thirrjes për ne këtë fe – lslamin (daveti) dhe per ne rrugën e besimit (imanit). Këto shenja dallohen për nga ngjyra dhe për nga lartësia se ku janë të vendosura. Mirëpo, përsëri të gjitha udhëzojnë ne një gjë, pra se besimi (imani) është gjëja më e vlefshme të cilën mund ta posedojë njeriu.