Qytetërimi Osman – Vëllimi I dhe II

CHF129.90

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Vetëm 1 stok

0 People watching this product now!
Përshkrim

Titulli i origjinalit : OTTOMAN CIVILIZATION  1 – 2

Titulli : QYTETËRIMI OSMAN 1 – 2

Autori : Halil İnalcık Günsel Renda

Shqipëroi nga anglishtja Vol . I : Dritan Egro Vol . II : Genciana Abazi – Egro Redaktoi : Meliha Balla

Përshtatja grafike e faqosjes dhe e kopertinës sipas origjinalit : Ludi Cami BORDI

BOTUES – ALSAR

Mehdi Gurra – Kryetar bordi Sajmir Rusheku – Teolog Prof.Dr. Zyhdi Dervishi – Sociolog Prof.Dr. Luan Malltezi – Historian Dr. Ardian Muhaj – Historian Dr.Abaz Hado- ” Mjeshtër i Madh ” Shaban Murati- ” Mjeshtër i Madh ” Sherif Delvina – Historian

 

Padyshim që Perandoria Osmane është një prej qytetërimeve më të shkëlqyera në historinë e botës . Sot , 40 % e popullsisë së botës dhe 76 shtete gjenden në hapësirën gjeografike ku ka sunduar kjo perandori . Procesi i transformimit të kësaj principate turke – fillimisht e gjendur në Anadollin Perëndimor në një perandori , edhe sot e kësaj dite vazhdon të tërheqë interesimin jo vetëm të historianëve , por edhe të intelektualëve , politikanëve dhe studiuesve të ndryshëm . Aspektet politike , ushtarake , sociale dhe ekonomike të historisë osmane janë bërë objekt studimesh të panumërta në Turqi e jashtë saj , dhe ky interes shkencor vazhdon të rritet . Por , si në Turqi ashtu edhe jashtë saj , aspektet kulturore dhe qytetërimore ende nuk janë diskutuar , parashtruar dhe ekspozuar aq shumë sa aspektet e tjera . Ministria e Kulturës dhe e Turizmit ka organizuar aktivitete të shumta për promovimin e arritjeve dhe vlerave të kulturës dhe qytetërimit osman në botë dhe , para së gjithash , në vendet anëtare të Bashkimit Europian , në dritën e qasjeve të reja dhe moderne . Është e domosdoshme për ne që të shqyrtojmë dhe të vlerësojmë të gjitha aspektet e së shkuarës ” osmane ” dhe të përvojës qytetëruese dhe për ta ” lexuar ” atë edhe një herë në dritën e kushteve të sotme si për nga problemet kulturore dhe nevojat e krijuara prej procesit të globalizimit , ashtu edhe për nga nevoja e një komunikimi dhe promovimi të saktë dhe të shëndoshë , i cili shfaqet brenda procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian , si dhe për detyrimin për të vendosur lidhje me një qasje të sinqertë dhe moderne me historinë tonë dhe përvojën e saj qytetëruese . Është e kuptueshme që shteti osman , me të gjithë elementet e tij , do të vazhdojë të tërheqë interesimin e botës edhe në të ardhmen . Kam gjithë shpresën se Qytetërimi Osman , i cili është përgatitur me përpjekjet e specialistëve më të njohur , do të mbartë funksionin e një burimi të rëndësishëm për kërkuesit shkencorë të angazhuar në këtë fushë . Në këtë libër është diskutuar dimensioni qytetërues i osmanëve dhe ai përmbush një vakuum të rëndësishëm në këtë fushë . Nxjerrja në dritë e një libri të rëndësishëm , ashtu si çdo studim i një kualiteti të lartë , është realizuar me përpjekje të mëdha të specialistëve , brenda një kohe të caktuar . Edicioni i parë i Qytetërimit Osman u publikua në turqisht e anglisht dhe kopjet e tij u mbaruan brenda një kohe të shkurtër . Edicioni i parë është analizuar , vlerësuar dhe korrigjuar në dritën e propozimeve të bëra nga ekspertë të njohur . Unë besoj që edicioni i dytë do të pritet me një interesim edhe më të madh të publikut në Turqi dhe jashtë saj . Do të desha të shprehja vlerësimin tim për ish – Ministrin e Kulturës , z . İstemihan Talay , i cili planifikoi hartimin e këtij materiali studimor dhe me vullnet të fortë punoi për realizimin e tij . Vlerësimi im shkon edhe për ish – Ministrin e Kulturës , Prof. asoc . Dr. Hüseyin Çelik , i cili me këmbënguljen dhe mbështetjen e dhënë , e çoi deri në fund realizimin e këtij projekti dhe siguroi daljen në dritë të edicionit të parë të këtij libri . Do të desha t’i shprehja falënderimin dhe mirënjohjen time më të thellë Prof. Dr. Halil İnalcık – ut dhe Prof. Dr. Günsel Renda – s , profesorëve tanë të njohur , të cilët kanë punuar fort dhe kanë dhënë një kontribut të çmuar për realizimin e këtij libri . Erkan Mumcu Ministër i Kulturës dhe Turizmit