Një interpretim sociologjik i religjionit dhe Islamit – rasti W.M.Watt
CHF14.90
Lindja ose Orienti ka qenë çdoherë një hapësirë jetike, gjeografike, ekzotike, misterioze dhe tërheqëse për njeriun perëndimor. Nganjëherë ka qenë simbol i mistikes dhe i aventurës; nganjëherë i përfitimit ekonomik; dhe nganjëherë i fushës së vrojtimit apo hulumtimit shkencor.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Only 1 left in stock
Libri: Një interpretim sociologjik i religjionit dhe Islamit – rasti W.M.Watt
Autor: Ali Pajaziti
Botoi: Logos A
Shtypi: Focus – Shkup
Formati: 14x20cm
Faqe: 272
ISBN: 9789989584589
Lindja ose Orienti ka qenë çdoherë një hapësirë jetike, gjeografike, ekzotike, misterioze dhe tërheqëse për njeriun perëndimor. Nganjëherë ka qenë simbol i mistikes dhe i aventurës; nganjëherë i përfitimit ekonomik; dhe nganjëherë i fushës së vrojtimit apo hulumtimit shkencor.
Kur flitet për qytetërimet dhe kulturat e Lindjes, ndër fenomenet që përnjëherë bien ndërmend, madje i pari që kujtohet është Islami, megjithëse qoftë teorikisht e qoftë praktikisht kjo fe është universale dhe s’mund të kufizohet në aspektin hapësinor; pra, ajo tejkalon Lindjen dhe është gjithëpërfshirëse në kohë dhe hapësirë. Sikurse të tria fetë abrahamike, Islami ka lindur në Lindje, por, ama, me kalimin e kohës është përhapur anekënd globit, duke vërtetuar kështu pohimin hyjnor se është fe e shpallur për gjithë njerëzimin, madje për të gjitha botët e mundshme.