Titulli: Ndiej shushurimën mikun nuk e shoh
Autori: Hasan el-Basri
Botues: Shoqata Qytetare “Klubi Studentor”-Shkup
Per botuesin: Arben Idrizi
Kopertina: Dorlir Kraja
Realizimi kompjuterik: Besnik Hamiti
Shtypi: Fokus Print
Vepra “Ndiej shushurimën, mikun nuk e shoh” ka mbetur si shënim jo i autorizuar i Hasan Basriut. Ky libër paraqet subjektin e daljes se angazhuar frytdhënëse publike shumëvjeçare të këtij njohësi të shkëlqyeshëm të rrethanave të kohës se vet dhe të kritikut trim ndaj shtrembërimit dhe largimit të shoqërisë islame nga thjeshtësia dhe modestia fillestare.
Mendimi themelor i Basriut: Jeta e përkushtuar Zotit përmes pjesëmarrjes aktive ne rrjedhat e kësaj bote, është caktuar me zuhd, me vlerën e tij të përdorshme e jo përfundimtare. Boten duhet shfrytëzuar me masë dhe me përmbajtje dhe të mos jemi të përvuajtur dhe shërbëtorë. Ky mendim nuk ka përfunduar ne tesavufin ekstrem, por ka qenë pyetje e fuqishme dhe konsekuente mbi domethënien e jetës në tërësi dhe devijimit të bashkësisë muslimane ne shekullin e parë islam. Qëndrimi i tij ka qenë protestë e ndërgjegjes, akt i konsekuencës personale dhe zë i mendjes ne shakullinat e para të vlerës, i cili nuk i lë shpirtqetë as sundimtarët e as shtetasit, as të diturit e as të paditurit, as të pasurit e as të varfëritë.
Sublimimi, saktësia dhe lehtësia e të shprehurit kufizohen me poezinë më të mirë. Njohja e vërtetë e frymës së Kur’anit dhe Hadithit dhe prirja për realitetin e karakterit më të lartë, i japin doracakut vlere të jashtëzakonshme dhe e radhisin ne literaturën e pashmangshme: morale, të mirësjelljes, retorike, pedagogjike, të tesavufit dhe të kulturës islame ne tërësi.