Me zemër në mendje – inteligjenca morale dhe emocionale e Profetit alejhi selam

CHF14.90

Po e filloj këtë libër me një pyetje të thjeshtë fare: “Kush është njeriu me inteligjent që njihni?” Historia është e mbushur përplot burra e gra, të cilët i kemi cilësuar si ikona të intelektit dhe arsyes, dhe për të cilët kemi skalitur çmime e trofe. Madje, fatkeqësisht, shpesh të tillët janë hyjnizuar. Megjithatë, prapëseprapë, nuk kemi arritur t’i përgjigjemi pyetjes themelore: “Ç’është inteligjenca dhe cili është roli i intelektit?”

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

In stock

0 People watching this product now!
Description

Libri: Me zemër në mendje – inteligjenca morale dhe emocionale e Profetit alejhi selam
Autor: Mikail Ahmed Smith
Titulli origjinal: With the heart in mind – the moral and emotional intelligence of the Prophet
Perktheu: Osman Osmani
Redaktor: Hasan Baftijari
Lektor: Agim Abazi
Botoi: Furkan ISM
Shtypi: Furkan Print – Shkup
Formati: 14x22cm
Faqe: 250
ISBN: 9786082162430

Po e filloj këtë libër me një pyetje të thjeshtë fare: “Kush është njeriu me inteligjent që njihni?” Historia është e mbushur përplot burra e gra, të cilët i kemi cilësuar si ikona të intelektit dhe arsyes, dhe për të cilët kemi skalitur çmime e trofe. Madje, fatkeqësisht, shpesh të tillët janë hyjnizuar. Megjithatë, prapëseprapë, nuk kemi arritur t’i përgjigjemi pyetjes themelore: “Ç’është inteligjenca dhe cili është roli i intelektit?”

Ishte Aristoteli ai qe mendoi se virtyti gjendet në të kuptuarit e funksionit të saktë të një gjëje. Syri vlerësohet i dobishëm aq sa mund të shohë. Po kështu, intelekti vlerësohet i lavdërueshëm vetëm në përputhje me përmbushjen e funksionit të tij. Prandaj, duhet të perkufizojme rolin dhe funksionin e intelektit përpara se t’i përgjigjemi pyetjes sime fillestare.