Leksikoni Islam
CHF10.00
Nevoja e përgjithshme dhe sidomos ajo shkencore per hartimin e një leksikoni ne gjuhën shqipe per fenomenin e quajtur Islam është ndier qysh moti dhe ndihet edhe sot e gjithë kohën. Edhe pse, në njëfarë mënyre, përpjekje të tilla ka pasur edhe më herët, sikurse Kamus’ul-a’lam-i i Sami Frashërit, Fjalori i orientalizmave i Tahir Dizdarit etj., deri sot ka munguar një përpjekje serioze me metoda bashkëkohore per nevojat bashkëkohore.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
In stock
Titulli: Leksikoni Islam
Autorë: Nexhat Ibrahimi
Për botuesin: Mr. Naim Tërnava
Redaktor profesional: Ajni Sinani
Redaktor gjuhësor: Mimoza Sinani
Korrektor: Nexhat Ibrahimi
Përgaditja kompjuterike: Bashkim Avdiu
Botues: Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës
Shtëpia botuese: Dituria Islame
Biblioteka: Botime të veçanta
Nevoja e përgjithshme dhe sidomos ajo shkencore per hartimin e një leksikoni ne gjuhën shqipe per fenomenin e quajtur Islam është ndier qysh moti dhe ndihet edhe sot e gjithë kohën. Edhe pse, në njëfarë mënyre, përpjekje të tilla ka pasur edhe më herët, sikurse Kamus’ul-a’lam-i i Sami Frashërit, Fjalori i orientalizmave i Tahir Dizdarit etj., deri sot ka munguar një përpjekje serioze me metoda bashkëkohore per nevojat bashkëkohore. Ka shumë faktorë që e kanë kushtëzuar një punë të tillë: mungesa e një institucioni që do ta organizonte dhe përkrahte këtë punë, mungesa e shkencëtarëve përkatës, mungesa e punës paraprake, sikurse e fjalorëve gjeografikë, etnografikë dhe biografikë, mungesa e Ieksikonëve dhe enciklopedive të specializuara etj. Derisa ne botë është bërë diçka e tillë, ose është duke u bërë një punë e tillë, ne gjuhën shqipe ende jemi në fillim. Në pamundësi që të përgatitet ndonjë leksikon i mirëfilltë shkencor, por ne pamundësi edhe që të pritet ne pafundësi ndonjë punë shkencore e mirëfilltë, ne ju ofrojmë një vepër modeste të llojit të Leksikonit, të thukët, i cili shpresojmë se do të plotësojë zbraztësi të caktuara.