Libri: Kurani dhe Psikologjia
Autori: Muhammed Othman Nexhati
Përkthyen: Abdulkerim Sadiku dhe Bashkim Aliu
Redaktor gjuhësor: Hysen Matoshi
Lidhja: Kopertina e fortë
Formati: B5
Faqe: 270
Botuesi: Swiss ECI
Kurani famëlartë është libër i fesë i cili i zbriti profetit Muhamed a.s. nga Allahu i Madhërishëm dhe i cili është udhërrëfyes për mbarënjerëzimin. Në të flitet për njeriun dhe ndërgjegjen e tij, flitet për besimin në Njëshmërinë e Zotit, udhëzon në adhurim dhe gjithëçka është në dobi të njeriut si individ apo shoqëri, e udhëzon atë në rrugët përmes të cilave më së miri e plotëson qenien e vet në zhvillimin e personalitetit të tij, e udhëzon në drejtim të përsosmërisë njerëzore që t’ia mundësoje plotësimin e shpirtit në arritjen e fatit në këtë botë dhe në botën e ardhshme (ahiret).
Kurani Fisnik udhëzon njerëzimin në atë mënyrë që ata të ecin nëpër tokë dhe t’i vështrojnë krijesat në të, të mendojnë e të meditojnë rreth qiejve dhe Tokës dhe rreth të gjitha ekzistencave në to, derisa të vijnë në përfundim në mrekullinë e Krijuesit Një të Vetëm i Cili është i Lartësuar dhe i Madhëruar.
Kurani famëlartë i kushton rëndësi të madhe që njerëzit të marrin dituri. Këtë fakt e shohim nga shpallja e ajetit të parë kuranor, i cili obligon për studim dhe lexim. Në veçanti theksohet lapsi – penda me të cilën Allahu i Madhërishëm ia mësoi njeriut të shkruarit, ia mësoi atë që njeriu nuk e dinte.