Kur’ani

CHF9.90

Në fakt, dituria dhe hapësira jetësore e askujt mund t’i bëjë gjysmë rruge drejtësi këtij shkrimi të shenjtë. Edhe bashkëpunimi i zgjatur mes një ekipi të kualifikuar në gjuhën arabe, teologji, filozofi, histori, antropologji, psikologji, sociologji, letërsi, fizikë, dhe biologji nuk do të arrijë kurrë në përfundime finale, sepse Kur’ani mban oferta mprehtësisht të reja për çdo individ, çdo shoqëri, në çdo periudhë të re. Me fjalë të tjera: Asnjëherë Kur’ani nuk është pa lidhje.
Kështu mendohet se Paul Schwarzenau, një teolog protestant, e përjetoi Kur’anin si “një gur të çmuar, me faqe pambarimisht të mëdha, të ndriçuar nga brenda dhe të rrezatuar nga të gjithë drejtimet”. Ai pa se çdo segment i tij reflekton imazhe arketipike.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Only 1 left in stock

0 People watching this product now!
Description

Origjinali: Qur’an
Autori: Murad Hofmann
rktheu: Ermal Bega,Ervis Citozi
Botues: ACFOS-Albania

 

Në fakt, dituria dhe hapësira jetësore e askujt mund t’i bëjë gjysmë rruge drejtësi këtij shkrimi të shenjtë.Edhe bashkëpunimi i zgjatur
mes një ekipi të kualifikuar në gjuhën arabe,teologji,filozofi,histori,antropologji,psikologji,sociologji,letërsi,fizikë dhe biologji nuk
do të arrijë kurrë në përfundime finale, sepse Kur’ani mban oferta mprehtësisht të reja për çdo individ,çdo shoqëri,në çdo periudhë të re.
Me fjalë të tjera: Asnjëherë Kur’ani nuk është pa lidhje.
Kështu mendohet se Paul Schwarzenau,një teolog protestant,e përjetoi Kur’anin si “një gur të çmuar,me faqe pambarimisht të mëdha,
të ndriçuar nga brenda dhe të rrezatuar nga të gjithë drejtimet” Ai pa se çdo segment i tij reflekton imazhe arketipike.
Sidoqoftë, jo çdokush gjen mundësi të lehta hyrjeje në këtë libër.Disa janë të pakënaqur nga ajo që ata i shikojnë si ndryshime tematike
çrregulluese dhe të papritura – imazhet poetike, thirrjet morale, dhe udhëzimet praktike që shfaqen krahpërkrah.
Si mund të përballesh me një tekst i cili është plot përsëritje dhe vazhdimisht i ndryshueshëm jo vetëm nga një çështje tek tjetra
por gjithashtu edhe nga një person gramatikor (Unë, Ne, Ai)dhe një kohë gramatikore tek tjetra (e shkuar, e tashme, e ardhme)?
Nuk është çudi që Kur’ani nganjëherë provokon refuzime emocionale.Për shembull, poeti dhe mendimtari i madh gjerman Johann Wolfgang von Goethe
(Gëte) e gjeti veten të tërhequr dhe të refuzuar nga ky libër.Në librin e tij West-Eastern Divan (Divani perëndimor-lindor) ai shkroi
se ky (Kur’ani) është një libër të cilit “sa herë që i afrohemi, ai përsëri na neveritet neve por pastaj na magjeps,na mahnit, dhe në fund
na imponon adhurimin tonë”.
Nuk mund të diskutojë dikush rreth Kur’anit pa ditur diçka rreth Muhamedit.Dhe askush nuk mund të diskutojë rreth Kur’anit e as rreth Muhamedit
pa e prekur Islamin. Sidoqoftë, me aq sa është e mundur unë u përpoqa që ta kufizoj këtë hyrje ndaj vetë Kur’anit.