Koncepti i paqes në Islam

CHF6.90

Islami si fe e bazuar në shpallje, gjegjësisht në libër hyjnor – Kuranin, që përbën bazë intelektuale, kulturore dhe civilizuese të fesë, i cili komunikon me njerëzit me fjalë, shembuj, argumente dhe dialogët, mund të zhvillohet në një rrugë të zakonshme në kushte paqeje, dhe muslimanët, siç shprehet Muhamed Gazali, “deshirojnë vetëm paqen, nën hijën e saj ata e realizojnë misionin e tyre të shenjtë të Allahut duke e përmbushur këtë obligim sa më mirë”.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Ka stok

0 People watching this product now!
Përshkrim

Titulli: Koncepti i paqes në Islam
Autor: Bashkim Aliu
Faqe: 132
Formati: A5
ISBN: 9786082162706
Shtypi: Furkan ISM

Botimi i këtij libri u mbështet financiarisht nga Elham Musliu nga Presheva, i cili jeton në Cyrih – Zvicër.

Fillet e misionit islam janë ndërtuar mbi komunikim. dialog në formën më të mirë, tolerancë, durim, paqe dhe maturi, pasi edhe vetë përmbajtja e emrit Islam, në rrenjë, e ka paqen, pastaj pershëndetja e muslimanëve. që e përdorin për çdo dite, është selami-paqja’, si dhe çdo njërin nga pesë namazet ditore, muslimanët e përfundojnë duke e kthyer kokën djathtas dhe majtas, duke thënë: “Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju”. apo siç njihet edhe në fjalorin e përditshem të muslimanëve: duke dhënë selam.