Jetëshkrimi i të dërguarit

CHF29.90

Allahu i Lartësuar, me të dërguar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], u dha besimtarëve të mira të mëdha. E bëri mëshirë për të gjitha botët, kurse ndjekjen e tij formë ibadeti. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] jetoi një jetë të veçantë. Allahu i Lartësuar e bëri të përmendet në mënyrë që asnjë njeri të mos përmendet në atë mënyrë deri në Ditën e Gjykimit.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

In stock

0 People watching this product now!
Description

Titulli: Jetëshkrimi i të dërguarit
Autori: Dr. Abdulaziz B. Ibrahim El-Umeri
Nr. i faqeve: 536

Allahu i Lartësuar, me të dërguar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], u dha besimtarëve të mira të mëdha. E bëri mëshirë për të gjitha botët, kurse ndjekjen e tij formë ibadeti. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] jetoi një jetë të veçantë. Allahu i Lartësuar e bëri të përmendet në mënyrë që asnjë njeri të mos përmendet në atë mënyrë deri në Ditën e Gjykimit.

Mbretërit vijnë e shkojnë, dhe me kalimin e kohës mbesin të harruar. Shtetet formohen dhe zhduken, kalojnë dekada, shekuj dhe vite dhe harrohen të gjithë ata që kanë jetuar në to, por Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] mbetet përgjithmonë në zemrat si shembull në sjellje. Rreth jetës së tij, në mënyrë mjaft të qartë dhe të besueshme, është e njohur ajo që për askënd tjetër nuk dihet.

 Muslimanët i dhanë përparësi mbi veten, dashuria ndaj tij është obligim e çdo muslimani. Jetëshkrimi i tij është i qartë dhe i shkruar me sinqeritet të plotë dhe plotësi. E respektuan dhe e respektojnë edhe armiqtë e tij jomuslimanë. Të gjithë e panë që ai, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], ishte shembulli më i mirë i një njeriu, se ishte më i mëshirshmi, më i devotshmi, më i drejti, më stabili. Shkruanin vazhdimisht për të, përjetën e tij, dhe do ta bëjnë këtë deri në Ditën e Gjykimit. Ata nuk gjetën një njeri të ngjashëm me të.