Islami dhe perëndimi
CHF14.90
Ky libër trajton marrëdhëniet midis Islamit dhe Perëndimit dhe synon të shqyrtojë një problem të thjeshtë por sfidues: Si dhe në ç’gradë është përcaktues konceptimi i unit tek individët dhe shoqëritë në perceptimin e tjetrit?
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
In stock
Autor: Ibrahim Kallën
Botuesi: Bashkim Avdiu
Shtëpia botuese: Sira
Përktheu: Rubin Hoxha
Redaktor: Ali Pajaziti
Redaktor gjuhësor: Edison Çeraj
Asnjë individ apo shoqëri nuk mund të jetojë në boshllëk. Historia është njëkohësisht kusht dhe përfundim i ekzistencës sonë. Historia pa njeriun mund të jetë vetëm subjekt i historisë së natyrës por kjo na thotë shumë pak mbi qenien tonë njerëzore.
Shoqëritë nga Kina deri në Amerikën Latine, nga Afrika në botën islame, janë të detyruara të bien dakord mbi formulat e bashkëjetesës pa i kthyer dallimet e tyre në një separatizëm shkatërrues.Kjo na shtyn të bëjmë një sërë pyetjesh lidhur me marrëdhëniet Islam-Perëndim. Cilat janë dinamikat që ushqejnë hapësirat e ndikimit të ndërsjellë, ndjenjëne rivalitetit, hapësirat e konfliktit dhe terrenet e kom-promisit midis Islamit dhe shoqërive perëndimore? Ç’rol luan feja, historia, politika dhe identitetet etnike në këtë proces? Sa i drejtë është leximi i kësaj historie vetëm si histori luftash dhe konfliktesh? Si do ta shohin apo si duhet ta shohin njëri-tjetrin këtej e tutje këto dy pellgje kulture dhe qytetërimi?
Libri që keni në duar rreket t’u përgjigjet këtyre pyetjeve në kuadrin e mundësive që ofron një histori prej afër 1400 vjetësh.