Titulli: Fuqia e besimit përsosmëri e shpirtit
Titulli i origjinalit: Snagom vjere do savršanstva duše
Autorë: Ismet U. Shehibrahimoviq
Përktheu nga boshjakishtja: Mehmet Halimi
Për botuesin: Adnan Ismaili
Kryeredaktor: Husarnedin Abazi
Redaktor biblioleke: Nexhat lbrahimi
Redaktor gjuhësor: Fatmire Ajdini – Hoxha
Redaktor artistik dhe disenji: Edi Agagjyshi
Redaktor teknik: Afrim Gashi
Përgatitja korrrpjulerike: Focus Pro – Shkup
Boton: Logos-A
Shtypi: Focus – Shkup
Në çdo njeri është mbjellë thellë përpjekje për realizimin e vlerave gjithënjerëzore. Islami, për t’i realizuar këto synime njerëzore, ne mënyrë te natyrshme dëshmoi rrugën e qarte drejtë arritjes se virtyteve me të bukura, duke ndriçuar qëllimin gjendet ne krye të kësaj rruge përsosmërinë e shpirtit.
Dhuratë për përsosmërinë e shpirtit është paqja dhe lumturia absolute ne të dy botet. Për të arritur sukses ne këtë rruge të shenjte kërkohet besim, dashuri, vullnet dhe përpjekje. Shume njerëz ndalen, devijojnë, kurse të lodhurit heqin dore që ne fillim, mirëpo shumë prei tyre ecin me guxim drejt qëllimit te tyre.
Ne faqet vijuese do të flitet për rrugën e mundimshme te shpirtrave njerëzore nëpër kopshtet e virtyteve dhe moralet e veseve njerëzore ne rrugën për qëllimin me te larte – përsosmërinë e shpirtit.
Këto janë nxitje modeste për njerëzit e rinj e të fuqishëm dhe për njerëzit e lodhur që te qëndrojnë ne rruge të mbarë dhe qe virtytet e tyre te lindura t’i ngrenë në vlera të larta, ashtu që dashuria, mëshira, bujaria dhe virtytet e shumta te tyre, me ngrohtësinë e shpirtit te vet njerëzor, të shndrisin si rreze dielli. Është e njohur e vërteta: etja e njeriut për virtyte është e pashuar, e për njerëzit vullnetmire e qëllimmirë këto virtyte kurrë nuk janë mjaftueshme.