Fragmente nga jeta e sahabëve

CHF24.90

Në duart tuaja do të keni librin “FRAGMENTE NGA JETA E SAHABËVE” “, i cili pa mëdyshje do ta pasurojë bibliotekën tuaj islame dhe do të zgjojë kërshërinë tuaj, sepse është hera e parë që lexuesi shqiptar të ketë rastin të njihet për së afërmi me disa aspekte të jetës së njerëzve, të cilët u edukuan në shkollën e Pejgamberit të fundit – Muhamedit a.s., dhe i dhane një kahe të re historisë së njerëzimit.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

In stock

0 People watching this product now!
Description
Libri: Fragmente nga jeta e sahabëve
Autor: Abdurrahman Rafer el Basha
Përkthyen: Qemajl Moirna, Arif Emini, FadilHasani, Sabri Bajgora dhe Ahmet Rama
Redaktor: Qemajl Morina dhe Sabri Bajgora
Lektor: Ali Olloni dhe Hysen Matoshi
Korrektor: Ahmet Sadriu
Botoi: Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës
Formati: 17x24cm
Faqe: 516
ISBN: 9789951435802

Ribotimi i librit të autorit të njohur egjiptian, Dr. Abdurrahman Rafet El-Basha: “Fragmente nga jeta e sahabëve“, , po vjen plot pesëmbedhjetë vite pas botimit të tij të parë, i cili ishte pritur shumë mirë nga lexuesit tanë. Në realitet ky libër, i cili në vitin 1996 ishte botuar në shtatë broshura, në formë të lekturës shkollore, ishte ribotuar edhe disa herë të tjera, nga botues të ndryshëm, gjithnjë me lejen e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Më poshtë gjeni një fragment nga parathënia e botimit të parë.

Lexues të nderuar,

Në duart tuaja do të keni librin “FRAGMENTE NGA JETA E SAHABËVE” “, i cili pa mëdyshje do ta pasurojë bibliotekën tuaj islame dhe do të zgjojë kërshërinë tuaj, sepse është hera e parë që lexuesi shqiptar të ketë rastin të njihet për së afërmi me disa aspekte të jetës së njerëzve, të cilët u edukuan në shkollën e Pejgamberit të fundit – Muhamedit a.s., dhe i dhane një kahe të re historisë së njerëzimit.

Libri në fjalë, përfshinë pesëdhjetë e tetë personalitete nga sahabët më të zgjedhur të Muhamedit a.s., disa nga aspektet më interesante të jetës së tyre.

Nëse ata njerëz para përqafimit të fesë Islame ishin të njohur me vrazhdësinë dhe sjelljet e tyre më të shëmtuara, me kalimin e tyre në fenë Islame ata shndërrohen krejtësisht në njerëz me tipare të reja, të cilat nuk kishin asgjë të përbashkët me të kaluarën. Ata ishin të butë me të pafuqishmit, por të ashpër dhe të pathyeshëm ndaj armiqve dhe mizorëve.

Myslimanët e parë, gjatë periudhes së thirrjes Islame në Mekë iu nënshtruan lloj-lloj torturave dhe maltretimeve nga ana e parisë kurejshite dhe idhujtarëve, të cilët kërkonin prej tyre me ngulm që të mbeten në besimin e të parëve të tyre, edhe pse të parët e tyre nuk dinin asgjë. Ata të gjitha ato i përjetuan vetëm pse thanë se Zoti ynë është Allahu.