Rijadus-Salihin – Çdo ditë me Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem. 2 vëllime

CHF59.90

Falenderimi i takon Allahut, Superiorit, Krenarit, Atij qe fal shume, Ai qe e fut naten ne dite, duke ua perkujtuar atyre qe kane zemer dhe sy per te shikuar dhe duke ua ndricuar rrugen atyre qe kane mendje dhe mencuri.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Ka stok

0 People watching this product now!
Përshkrim

Titulli: Rijadus-Salihin – Çdo ditë me Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem. 2 vëllime

Autor: Imam Nevevi

Botues: Nun Shkup

Në emër të Allahut, të  Gjithëmëshirshmit, Mëshirplotit!

Falenderimi i takon Allahut, Superiorit, Krenarit, Atij qe fal shume, Ai qe e fut naten ne dite, duke ua perkujtuar atyre qe kane zemer dhe sy per te shikuar dhe duke ua ndricuar rrugen atyre qe kane mendje dhe mencuri. Falenderimi i takon Atij qe ka zgjedhur prej krijesave te Tij ata qe ka dashur dhe qe i ka bere modeste ne kete bote, u ka dhene devotshmeri, dhiker te perhershem, marrje te panderprere te mesimeve dhe (le i ka udhezuar te shkojne drejt nenshtrimit te Tij, qe te pergatiten per shtepine e ardhshme dhe te ruhen prej te gjitha gjerave qe shkaktojne zemerimin e Tij dhe qe cojne ne shtepine e shkaterrimit, qe te qendrojne denjesisht ne fene e tij, pa marre parasysh se ne dare gjendjeje dhe rrethanash gjenden. E falenderoj me nje falenderim te pafund, gjitheperfshires dhe te paster. Deshmoj se nuk ka zot tjeter pervec Allahut dhe deshmoj se Muhamedi eshte robi dhe i Derguari i Tij, i zgjedhuri i dashur, miku i afert, udhezues ne rrugen e drejte, thirres ne fene e drejte, bekimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi te, mbi te gjithe Pejgamberet e tjere, mbi familjet e tyre dhe mbi gjithe njerzit e tjere te mire.

Këto dy vëllime është një përmbledhje e haditheve të vërteta, e cila përfshinë atë që do të ishte rrugë për për pronarin e saj për në ahiret dhe që për të interesuarin do të ishte një tregues për adabet dhe sjelljet e të Dërguarit, të brendshme (të fshehta) dhe të jashtme (të hapta). Kjo përmbledhje do të përfshinte nxitje dhe qortim dhe të gjitha llojet e ndryshme të adabeve dhe sjelljeve: si hadithet e zuhdit, ato që flasin për riedukimin e vetvetes, për fisnikërimin me veti të larta morale, për pastrimin dhe shërimin e zemrës, për ruajtjen e organeve (ndijore dhe trupore) dhe pengimin e deformimit të tyre dhe qëllimeve të tjera të njohësve.