JOMEDHHEBIZMI
CHF9.90
Caktimi i Allahut xhel-leshanuhu ka qenë, që Islami si fe të depërtojë në mënyrë masive dhe të përhapet në trojet shqiptare dhe në Ballkan, nëpërmjet depërtimit të Osmanlinjve. Siç është e njohur ata ishin predikues të medhhebit hanefij, njërit prej katër medhhebeve (shkollave juridike) më të mëdha Islame. Kështu ky medhheb u përhap edhe në mesin e popujve të Ballkanit, ndër ta edhe te shqiptarët.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
In stock
Autori: Dr. Muhamed Seid Ramadan El-Buti
Përktheu: Prof. Dr. Naser Ramadani
Kryeredaktor: Mr.Abdurahman Asllani
Botuesi: “ASR”,Tetovë
Caktimi i Allahut xhel-leshanuhu ka qenë, që Islami si fe të depërtojë në mënyrë masive dhe të përhapet në trojet shqiptare dhe në Ballkan, nëpërmjet depërtimit të Osmanlinjve. Siç është e njohur ata ishin predikues të medhhebit hanefij, njërit prej katër medhhebeve (shkollave juridike) më të mëdha Islame. Kështu ky medhheb u përhap edhe në mesin e popujve të Ballkanit, ndër ta edhe te shqiptarët. Një gjë e tillë ka vazhduar shekuj me radhë, pa kundërshtuar askush. Mirëpo në dhjetëvjetëshin e fundit, në mesin e kësaj popullate u paraqit një grup të rinjsh me mendime që bien ndesh me metodologjinë dhe rregullat e medhhebit hanefij, kështu që ky grup dallohet nga të tjerët për nga mënyra e faljes së namazit, veshja, bile edhe nga interpretimi i çështjeve bazë të Islamit. Ky lloj manifestimi tashmë është bërë temë diskutimi në vende të ndryshme, duke filluar prej njeriut të rëndomtë, e deri tek ai me përgatitje intelektuale. Për hir të së vërtetës dhe realitetit, e ndjejmë për detyrim, që kësaj dukurie t’i qasemi me përkthimin e veprave të dijetarëve, të cilët e kanë shtjelluar rrënjësisht këtë problematikë, ku në mesin e të cilave është edhe ky libër.