Metodologjia hermeneutike e hadithit dhe sunnetit, Çështja e metodologjisë në të kuptuarit dhe interpretuarit e hadithit dhe Traditës Pejgamberike
CHF21.90
Besojmë se nuk ka ndonjë personalitet tjetër në tagen e tokës përveç profetit të Islamit, që i janë shënuar e permbledhur ne libra deri në hollësitë më të imëta të gjitha fjalët dhe sjelljet. Persëri besojmë se nuk ka ndonjë ummet tjetër në faqen e tokës përveç ummetit islam, që fjalët e urta të dala nga goja e Profetit dhe sjelljet e qëndrimet e tij të shprehura në praktikë, ua ka përcjellë brezave të ardhshem, dhe per ta bërë këtë ka përpiluar një literaturë të bujshme në mijëra vëllime. Akoma më e rëndësishme se këto është të kuptuarit e drejtë e këtyre fjalëve plot urtësi nga ana e ummetit të tij, si dhe vazhdimi i pashterur i ndriçimit të jetës sonë nga ana e sjelljeve dhe qëndrimeve shembullore të tij.
Si të bëjmë porosi në Islamshop?
In stock
Titulli: Metodologjia hermeneutike e hadithit dhe sunnetit, Çështja e metodologjisë në të kuptuarit dhe interpretuarit e hadithit dhe Traditës Pejgamberike
Titulli i origjinalit: Sünnet ve Hadisin Anlaṣilmasi ve Yorumlanmasinda Metodoloji Sorunu, Türkije Diyanet Vakfi
Autorë: Mehmet Gormez
Përkthyes nga turqishtja: Ali Pajaziti
Botoi: Logos – A
Biblioteka: Mendimi Islam
Për botuesin: Adnan Ismanili
Kryeredaktor: Husamedin Abazi
Redaktor Biblioteke: Nexhat Ibrahimi
Redaktor: Metin Izeti
Redaktor artistik dhe dizajni: Edib Agagjyshi
Redaktor teknik: Halil Berisha
Faqosës: Sedat Halimi
Mbikëqyrës i shtypit: Kemal Ismaili
Përgaditja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Shtypi: Focus Print – Shkup
Besojmë se nuk ka ndonjë personalitet tjetër në tagen e tokës përveç profetit të Islamit, që i janë shënuar e permbledhur ne libra deri në hollësitë më të imëta të gjitha fjalët dhe sjelljet. Persëri besojmë se nuk ka ndonjë ummet tjetër në faqen e tokës përveç ummetit islam, që fjalët e urta të dala nga goja e Profetit dhe sjelljet e qëndrimet e tij të shprehura në praktikë, ua ka përcjellë brezave të ardhshem, dhe per ta bërë këtë ka përpiluar një literaturë të bujshme në mijëra vëllime. Akoma më e rëndësishme se këto është të kuptuarit e drejtë e këtyre fjalëve plot urtësi nga ana e ummetit të tij, si dhe vazhdimi i pashterur i ndriçimit të jetës sonë nga ana e sjelljeve dhe qëndrimeve shembullore të tij.
Ajo çfarë duket qarte është fakti se këto burime sot e kësaj dite qëndrojnë akoma përpara nesh si vepra që na flasin per udhërrëfimin dhe shëmbëlltyrën e tij, dhe se njerëzit vazhdojnë t’i referohen këtij korpusi të madh për të identifikuar këtë forcë udhëzuese dhe fytyrën e tij të kthyer nga ata. Edhe pse burimet e hadithit që zotërojmë dhe veprat madhore që janë shkruar për të komentuar këto bunme, çdo niveli ndër njerëz u ofrojnë mundësi të rëndësishme, prapëseprapë ata që u referohen këtyre veprave per të kuptuar forcën udhëzuese, herë pas here gati sa nuk mbyten në detin e njohurive dhe transmetimeve të shumta, gjë që shkakton vështirësi per të arritur qëllimin bazë. Përballë kësaj situate disa thonë se nuk është mirë që të lexohen veprat përmbledhëse të haditheve, se ajo që duhet bërë është kapja pas veprave të fikhut dhe ilmihälëve që janë përpiluar duke iu referuar përmbledhjeve të haditheve. Disa të tjerë, me një metodë prej farmacisti, nisen të identitiikojnë forcën udhëzuese të Protetit (paqja qoftë mbi të!) duke u mbështetur drejtpërdrejt te përmbledhjet e haditheve; kështu që, na paraqiten aq praktika të ndryshme, sa ç’ka edhe transmetime. Ndërkaq, të respektosh Profetin (paqja qoftë mbi të!), ta ndjekësh, ta marrësh si udhërrëfyes nuk do të thotë “të marrësh cilindo burim hadithesh e t’i zbatosh fjalë për fjalë ato që thuhen aty”. Të gjitha këto na tregojnë se ne akoma sot e kësaj dite ndeshemi me problemin e metodologjisë se kuptimit dhe interpretimit të Sunetit dhe hadithit.
Po ashtu, ne nuk kemi vetëm problemin e të kuptuarit të haditheve: të njëjtin problem (madje edhe më thellë) jemi duke përjetuar edhe në të kuptuarit e botes se Sunetit, që na vjen nga hadithet; në të kuptuarit e sjelljeve shembullore të Profetit (paqja qoftë mbi të!). Ka të ngjarë që të kemi vënë në pozitën e praktikës sonë disa sunete që shprehin lëvizjet trupore; mirëpo, kush mund të na thotë se i kemi bartur pa asnjë problem në zemrat tona edhe sunetet e zemrës që ka përjetuar ai si pranues i Zbulesës?
Shumë vite më parë, në cilësinë e një studenti në fushën e hadithit, që pretendoja të futesha në jetën akademike, kur shfletoja e lexoja libra në këtë drejtim, vura re se ummeti islam po përjjeton një problem të madh në të kuptuarit e trashëgimisë së hadithit, ndërkohë që kjo trashëgimi përbën një thesar të çmuar me urtësi. Më duhet ta pranoj se nuk kisha fuqi shkencore, por as guximin qytetar për të vënë çdo të vërtetë e çdo gjë të drejtë në vendin e vet. Mirëpo kur gjeta fuqinë për të kuptuar të gabuarën, kur arrita të kuptoj gabimin tek e gabuara, atëherë nisa të përgatisja si punim doktorate veprën që keni në dorë.