Gjinia: Edukativ
Autori: Bedri Dedja
Shtëpia botuese: Botime Nobel
Në poemën e titulluar Shkolla e pyllit,në një mënyrë të veçantë dhe komike,është trajtuar rëndësia e vijimit të shkollës
dhe formësimi individual.Përveç kësaj,tërthorazi eliminohen ndryshimet sociale,kur autori,figurativisht,i paraqet të gjitha kafshët
e pyllit, pa dallime, që i bashkëngjiten ndjekjes së mësimit,duke u bazuar në individualitetin e secilit dhe,
duke e fuqizuar të drejtën e tyre të barabartë për edukim, si dhe,njëkohësisht,duke i eliminuar barrierat e mundshme
mes karakteristikave të tyre, me qëllim që të krijohet harmoni e plotë mes personaliteteve të ndryshme.