Autor: Muhammed Mehdi
Përkthyes: Marsela Tarelli
Eshtë e qartë se, janë kryesisht prindërit ata të cilët përcaktojnë nëse fëmija i tyre do të bëhet me karakter të shkëlqyer apo jo.
Çdo prind dëshiron të rrisë fëmijë fisnikë, të mirë në çdo drejtim, por shumë njerëz nuk dinë se si ta arrijnë këtë objektiv në një mënyrë frytdhënëse.
Për realizimin e këtij qëllimi ka dy kushte kryesore:
1- Prindërit duhet të njohin ligjet e të mësuarit, nëpërmjet të cilave zhvillohet karakteri apo përsonaliteti i fëmijës.
2- Prindërit vetë duhet t’i posedojnë këto vlera të larta, të cilat do të shërbejnë si bazë për dhënien formë të karakterit të fëmijëve të tyre, këto vlera të larta të larta janë vlerat tradicionale e të gjithë feve të botës dhe fëmijët duhet të rriten duke kuptuar përgjegjësinë e tyre përpara Zotit, në mënyrë që të bëhen të rritur të cilët janë të mirë dhe të drejtë në çdo aspekt.
Duke kombinuar këto dy aspekte të domosdoshme të zhvillimit të karakterit, prindërit do të jenë të aftë t’u japin formën që dëshirojnë fëmijëve të tyre dhe t’i bëjnë ata individë të shkëlqyer në këtë botë dhe në tjetrën.