BËNI POROSI NË UEBFAQE, RRJETE SOCIALE, VIBER, WHATSAPP DHE EMAIL

POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 60. -CHF (BRENDA ZVICRËS)

POSTA 14.90. -CHF PËR POROSITË JASHTË ZVICRËS

POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 60.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Islamshop
  • Ballina
  • Rreth Nesh
  • Pyetjet e shpeshta
  • Kontakti
  • Produkte Falas
Login / Register
  • ZBRITJE
Menu
Islamshop
Search
0 items CHF0.00
Browse Categories
  • Produkte të rejaProdukte të reja
  • LibraLibra
  • Libra IslamLibra Islam
  • Bücher DeutschBücher Deutsch
  • Sexhade, Tespih dhe PllakataSexhade, Tespih dhe Pllakata
  • Krema, Vajra dhe DiversesKrema, Vajra dhe Diverses
  • Parfuma dhe ShamponaParfuma dhe Shampona
  • Produktet e Farës së zezëProduktet e Farës së zezë
  • Çajra dhe Uje ZemzemiÇajra dhe Uje Zemzemi
  • MjaltiMjalti
  • Të ndryshmeTë ndryshme
Select category
  • Select category
  • Bücher Deutsch
    • Bücher
    • Hadith
    • Kinderbücher
    • Koran & Tafsir
    • Multimedia Deutsch-Arabisch
    • Sira & Geschichte
  • Çajra dhe Uje Zemzemi
    • Çajra
    • Ujë Zemzemi
  • Deodorant
  • DVD'së
    • Filma Islam, DVD
    • Filma për fëmijë, DVD
  • Falas
  • Krema, Vajra dhe Diverses
    • Diverses
    • Krema
    • Vajra
  • Libra
    • Fjalor
    • Histori
    • Humor
    • Libra për fëmijë
    • Libra xhepi
    • Mjëkësia
    • Motivim dhe Zhvillim
    • Poezi
    • Roman
    • Të ndryshme
  • Libra Islam
    • Fetva
    • Fikh
    • Hadithe
    • Komentimi i Kuranit – Tefsir
    • Komplete Vepra
    • Kuran
    • Libra Islame
    • Libra për Familje
    • Libra për Fëmijë
    • Romane
  • Mjalti
  • Parfuma dhe Shampona
    • Parfuma
    • Shampon
  • Produkte të ndryshme
  • Produkte të reja
  • Produktet e Farës së zezë
  • Sexhade, Tespih dhe Pllakata
    • Kapuq
    • Pllakata
    • Sexhade / Tepih
    • Tespih
  • Zbritje
24/7 (Viber, WhatsApp)

+41 79 469 50 36

0 items CHF0.00
Click to enlarge
Kreu Shop Libra Islam Libra për Fëmijë Doktor Gjilpëra

Doktor Gjilpëra

CHF9.90

“Doktor Gjipëra” u shkrua dhe u botua në gazetën “Dielli” në vitin 1924. Ishte koha kur kish triumfuar Revolucioni i Qershorit dhe në gjirin e shoqërisë shqiptare zhvillohej një luftë e ashpër politike, para saj shtroheshin probleme jetike si: zgjidhja e formës së regjimit, reforma agrare, demokratizimi dhe modernizimi i aparatit shtetëror, emancipimi kulturor kombëtar etj. Vepra e Konicës është pjellë e kësaj kthese socialhistorike që sapo niste në jetën e popullit tonë. Autori mori shkas nga vrasja e dy qytetarëve amerikanë në Mamuras, që organizoi reaksioni feudal. Konica krimin e Mamurasit nuk do ta vështronte si një rast të veçuar, po si një ngjarje me kuptim të gjerë shoqëror, ku mplekseshin interesa e synime të qarqeve të caktuara dhe shfaqej lufta politike e kohës. Kjo ngjarje do të zgjonte idealet liridashëse dhe iluministe të shkrimtarit dhe do ta frymëzonte krijimin e një vepre, që do të hidhte dritë dhe do të përgjithësonte realitetin shqiptar bashkëkohor.

Si të bëjmë porosi në Islamshop?
https://islamshop.ch/wp-content/uploads/2022/06/Islamshop.mp4
Shtoni CHF60.00 në shportë dhe përfitoni transportin falas!

Ka stok

Compare
Add to wishlist
0 People watching this product now!
Kategori: Libra për Fëmijë, Produkte të reja Etiketë: Doktor Gjilpëra
Share:
  • Përshkrim
Përshkrim

Vepra më e rëndësishme letrare e Konicës është padyshim proza e gjatë satirike “Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit”. Ndonëse e pakryer, ajo përfaqëson tiparet më karakteristike dhe vlerat e tij si shkrimtar në përmasa të gjera.

“Doktor Gjipëra” u shkrua dhe u botua në gazetën “Dielli” në vitin 1924. Ishte koha kur kish triumfuar Revolucioni i Qershorit dhe në gjirin e shoqërisë shqiptare zhvillohej një luftë e ashpër politike, para saj shtroheshin probleme jetike si: zgjidhja e formës së regjimit, reforma agrare, demokratizimi dhe modernizimi i aparatit shtetëror, emancipimi kulturor kombëtar etj. Vepra e Konicës është pjellë e kësaj kthese socialhistorike që sapo niste në jetën e popullit tonë. Autori mori shkas nga vrasja e dy qytetarëve amerikanë në Mamuras, që organizoi reaksioni feudal. Konica krimin e Mamurasit nuk do ta vështronte si një rast të veçuar, po si një ngjarje me kuptim të gjerë shoqëror, ku mplekseshin interesa e synime të qarqeve të caktuara dhe shfaqej lufta politike e kohës. Kjo ngjarje do të zgjonte idealet liridashëse dhe iluministe të shkrimtarit dhe do ta frymëzonte krijimin e një vepre, që do të hidhte dritë dhe do të përgjithësonte realitetin shqiptar bashkëkohor.

Heroi i veprës është Doktor Gjilpëra, një intelektual i ri shqiptar që kryen studimet për mjekësi në Rusi e Suedi dhe ndodhet para alternativës: të qëndronte jashtë, ku e priste një karrierë plot prespektivë apo të kthehej në atdhe e të ndihmonte në mëkëmbjen e tj, veçanërisht në përmirësimin e shëndetit të popullit. Ai vendos të kthehet në Shqipëri, atdhedashuria triumfon mbi interesat vetjake.
Autori duke ndjekur vijën e jetës së heroit do ta përshkruajë atë në dy etapat kryesore: koha e qëndrimit jashtë atdheut dhe koha e ardhjes në Shqipëri. Në qoftë se etapa e parë është njohja me doktor Gjipërën, etapa e dytë, që përbën trungun e veprës është pjesa më e rëndësishme, që bart dhe mishëron idetë e shkrimtarit. Jeta e heroit larg atdheut është dhënë në plan përshkrues, duke evokuar episode dhe gjendje të ndryshme shpirtërore, që nxjerrin në pah natyrën, interesat dhe karakterin e intelektualit shqiptar. Ai është në radhë të parë, atdhetar i bindur, njeri me kulturë të gjerë, mjek i pregatitur dhe human, i zgjuar dhe plot vullnet e vendosmëri. Janë këto cilësi, që e bëjnë atë të kthehet në atdhe.

Kthimi në Shqipëri e ve doktor Gjilpërën përballë një realiteti tronditës dhe shtron para tij probleme që përfshijnë pamje të ndryshme të jetës shqiptare. Brenda një kohe të shkurtër, ai njihet me gjendjen e mjeruar të popullit, me padrejtësitë që bëhen në kurriz të tij, me aparatin shtetëror, ku mbizotërojnë arbitrariteti, drama, intrigat, me nëpunës injorantë e anadollakë. Në këtë shtet tragjiko-komik, opozitën e përbëjnë njerëz që s’kanë asgjë të përbashkët me ligjin dhe moralin.

Vendin kryesor e në vepër e zënë raportet që vendos doktor Gjëlpëra me kategori të ndryshme të shoqërisë shqiptare, me përfaqësuesit e tyre më tipikë. Në këto marrdhënie zbulimi social-psikologjik që bën autori, është i ndërsjelltë, nga një anë përvijohet gjithnjë e më qartë karakteri dhe botkuptimi i doktor Gjëlpërës, ideali i një njeriu evropian, atdhetarizmi dhe humanizmi i një njeriu të emancipuar, ndërsa nga ana tjetër, vizatohen figura të ndryshme të qarqeve zyrtare të parisë të rretheve intelektuale. Veçanërisht figura e doktor Gjëlpërës del mjaft e qartë përballë dy kolegëve të tij, dr.Embrullahut dhe dr.Protogor Dhallës. Më shumë, se në rethana pune, ata i njohim në biseda e debate, si tipa shoqërorë të kundërt me heroin, me koncepte dhe praktika të ndryshme mjekësore. Ndërsa doktor Gjëlpëra është njeriu i mjekësisë moderne, partizan i natyrës, i helioterapisë (dielli, uji, ajri) që mendon se natyra është mjeku i parë i njeriut, dy mjekët e tjerë paraqiten anakronikë, janë mishërim i dogmës mjeksore të shkëputur nha jeta e parimet e shkencës. Bota e vjetër në këtë vepër përbëhet jo vetëm nga dy mjekë, por dhe nga figura të tjera negative. I tillë është ministri Salemboza, përfaqësues tipik i forcave të prapambetura e antikombëtare, tipi i tiranit anadollak, intrigant e dinak, i zgjuar e i shkathët. Kurse mjedisi dhe mendësia orientale e parisë së kryeqytetit gjejnë shprehjen e tyre në figurat e agallarëve tiranas siç janë Muhedin Agai e Zylfikar Agai.
Në atmosferën e zymtë të jetës shqiptare të kohës autori ndesh dhe njerëz të mirë, të dalë nga populli, që ngjallin simpati e nderim. Mbeten të paharruara në mendjet e lexuesit dy vajzat fshatare, plaku martaneshas, polici i doganës, Arifeja, Ali Bibi. Megjithë një lloj skepticizmi që ndihet në paraqitjen e tyre, ata dalin në një dritë të ngrohtë, me vlera të vërteta njerëzore, me bukuri e pastërti shpirtërore, me zakone fisnike. Mendimi i shkrimtarit është se populli, duke qenë i paditur dhe i papërpunuar, ka nëvojë të stërvisë shpirtin dhe mendjen.

“Doktor Gjëlpëra” është një vepër e fuqishme satitike. Duke pasur parasysh realitetin e rëndë shqiptar, mendësitë e anakronike e jetën e prapambetur, autori u kundërvihet atyre, i tall dhe i godet pa mëshirë. Qëndrimi ideoemocional mohues bën që në faqet e veprës të ndihet qesëndia dhe ironia, satira dhe sarkazma. Ata shfaqen e mishërohen me forcë artistike në skena dhe personazhe, në situata dhe portrete tepër të goditura. Përdorimi mjeshtëror i detajit, plasticiteti i gjuhës, ngjyrimet që merr fjala, e bëjnë satirën e Konicës, origjinale e të natyrshme.
Tema dhe problematika e mprehtë shoqërore, fryma mohuese e disa prej dukurive shoqërore dhe notat e fuqishme satirike e bëjnë “Doktor Gjëlpërën” një vepër me tipare të shquara realiste. Konica sjell kështu një ndihmesë të rëndësishme në pasurimin dhe forcimin e realizmit në letërsinë shqiptare.

Nga pikpamja kompozicionale, edhe pse vepra është e papërfunduar, janë hedhur linjat kryesore dhe është përcaktuar edhe thelbi i figurës së heroit. Mund të themi se ajo përbën hyrjen e një romani që Konica për arsye të ndryshme nuk e çoi deri në fund. Vepra është e pasur me lëndë jetësore, e ngarkuar me ngjarje e biseda, me detaje të shumta. Këto kanë sjellë ngathësimin e aksioneve dhe njëfarë proleksiteti.
Te “Doktor Gjëlpëra” Konica provon edhe njëherë atë që ka thënë Noli për të se ai është krijues i prozës moderne shqiptare. Kjo duket si në konceptimin e veprës edhe në mjeshtërinë e rrallë, të përdorimit të gjuhës. Gjuha e Konicës është e pasur, e bukur, e fuqishme, me ndërtime e struktura sintaksore thjesht shqipe. Në prozën e gjatë ajo shërben për individualizimin dhe zbulimin e karaktereve të personazheve.
F.Konica është një nga stilistët e rrallë të gjuhës shqipe. Ai zbatoi parimin se ekonomizimit të fjalës, të lakonizimit të saj, duke synuar hijeshinë, saktësinë, thjeshtësinë dhe elegancën.
Ndikimi i personalitetit të Konicës si artist dhe erudit është i ndjeshëm në letërsinë dhe kulturën shqiptare.

Produkte të afërt

Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Rrobat e vogla, nga seriali Historitë e Bujar çamarrokut

CHF4.90
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Seria Gjithçka rreth kafshëve – Qentë

CHF9.00
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Një buqet lulesh për fëmijën tuaj

CHF20.00
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Pinoku, libër zanor (kopertinë e trashë)

CHF14.90
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Seria Gjithçka rreth kafshëve – Macet

CHF9.00
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Udhëtimet e Dybrirëshit

CHF7.00
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Libri i bebes për vajza (kopertinë e trashë)

CHF21.90
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Shpella flet – Seria e librave për fëmijë “Kur historia profetike më flet” ( Periudha e Mekës )

CHF3.00
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Në fermë me lopën Mumu

CHF14.90
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Libri i bebes për djem ( kopertinë e trashë )

CHF21.90
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

E bukura dhe bisha, libër zanor (kopertinë e trashë)

CHF14.90
Shtoje në shportë
Quick view
Compare
Add to wishlist

Dita flet – Seria e librave për fëmijë “Kur historia profetike më flet” ( Periudha e Mekës )

CHF3.00

Dërgesa të lira.

Vetëm 10CHF për çdo porosi.

24/7 Mbështetje.

Në çdo kohë në kanalet tona.

Pagesa Online.

Pagesa online direkt në platformë.

Dërgim i shpejtë.

Pranim të porosive në kohë rekord.

  • MENU
    • Ballina
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Impressum
    • Rregullorja (AGB’s)
    • AGB’s (Deutsch)
  • DYQANI
    • Llogaria ime
    • Lista dëshirave
    • Krahasime
    • Shporta
  • KATEGORITË
    • Libra
    • Libra Islam
    • Bücher Deutsch
    • Sexhade, Tespih
    • Krema, Vajra
    • Të ndryshme
  • PARTNERËT
    • Drita TV
    • RTV Islam
SHKARKONI APLIKACIONIN:
Developed by Excomm - Composing Experience.

Icons made by Freepik and Icons8.

Sistemi i pagesave:
Sistemi i transportit:
Rrjetet sociale:

  • Menu
  • Categories
  • Produkte të rejaProdukte të reja
  • LibraLibra
  • Libra IslamLibra Islam
  • Bücher DeutschBücher Deutsch
  • Sexhade, Tespih dhe PllakataSexhade, Tespih dhe Pllakata
  • Krema, Vajra dhe DiversesKrema, Vajra dhe Diverses
  • Parfuma dhe ShamponaParfuma dhe Shampona
  • Produktet e Farës së zezëProduktet e Farës së zezë
  • Çajra dhe Uje ZemzemiÇajra dhe Uje Zemzemi
  • MjaltiMjalti
  • Të ndryshmeTë ndryshme
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Pyetjet e shpeshta
  • Kontakti
  • Wishlist
  • Compare
  • Login / Register
Shopping cart
Close
Sign in
Close

Lost your password?

Or login with

Facebook Google

No account yet?

Create an Account

Doktor Gjilpëra

CHF9.90

Ka stok

Compare
Add to wishlist

Për shkak të numrit të madhë të porosive, ditëve në vijim do ketë vonesa në dërgim të tyre. Ju faleminderit për mirëkuptimin! Në rregull

Shop
Wishlist
0 items Cart
My account