Autori: AHMED IZUDIN BLBANUNG
Shtëpia Botuese: Art Books
Falënderimi absolut i takon vetëm Allahut,Zotit të botëve.Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin,
mbi familjen, mbi shokët e tij dhe mbi ata që e ndjekin atë me përpikëri deri në Ditën e Gjykimit!
Është e njohur se për të folur shkurt duhet menduar gjatë.Njerëzit në përgjithësi janë në gjendje të dëgjojnë gjatë,
por jo edhe të lexojnë gjatë, andaj në situata të caktuara,do të ishte më se e nevojshme që lexuesi të posedonte ndonjë udhëzues të shkurtër
që shërben për arsimim dhe flet për situata të ndryshme të jetës, e sidomos në jetën fetare.Mendoj se këtë nevojë e mbulon tejet mirë libri
“400 Këshilla Islame” i autorit Ahmed El-Bejanuni.Në mënyrë tejet të shkurtër, në format të vogël,
me shprehje të lehta e të qarta, autori në 20 kapituj ofron katërqind këshilla që kanë të bëjnë me sfera të ndryshme të jetës.
Këshillat bëhen me porositë “veprojeni këtë” për gjërat që duhet vepruar, por që mund t’i neglizhojmë dhe “mos e veproni këtë” për
gjërat që njerëzit kanë prirje t’i veprojnë e që në realitet veprimi i tyre është i dëmshëm për besimin dhe jetën e tyre.
400 këshillat përfshijnë jetën e përditshme të një muslimani duke filluar nga ana shpirtërore,
përcaktimi i vijës fetare, motivimi për vepra të mira, të shëndosha dhe të dedikuara drejtë,
përfshijnë ritet islame ditore, javore, mujore, vjetore e të jetës, pastaj parimet ekonomike e tregtare, jetën martesore,
veshmbathjet, ushqimet, udhëheqjen, kodin penal, kodin etiko-moral etj.