– Ndihmon pë të luftuar diabetin e shoqëruar me depresion.
– Uljen e tensionit të lartë.
– Lehtësimin e dhimbjeve me origjinë reumatizmale.
– Pakësimin e djersitjes.
– Qetësimin e dhimbjeve të kokës dhe marramendjes.
– Ndalimin e dhimbjeve shqetësuese të stomakut.
– Kurimin e shqetësimeve të tëmthit.
– Kjo bimë shërben për shkrirjen e gurëve në tëmth si dhe ndihmon në rritjen e prodhimit të lëngut në këtë organ.
– Rritjen e aktivitetit të trurit dhe forcimit të kujtesës.
– Pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes.
– Efekte të menjëhershme ka dhënë ky çaj te personat me grip të shoqëruar me rrufë.
1. Mjekët këshillojnë që gjatë pirjes së çajit Rozmarinë të jetë i nxehtë.
2. Këshillohet që çaji të pihet gjithmonë përpara buke për të dhënë rezultate.
3. Nëse lani trupin me ujin e Rozmarinës kini kujdes që lëkura të mos jetë e dëmtuar.
4. Nëse doni të bënni gjumë të qetë këshillohet pirja e një gote çaji.
5. Për të patur lëkurë të freskët dhe pa djersë pini çajin e Rozmarinës.
Përdorimi:
1 Lugë çaji me Rozmarinë hidhet në një gotë ujë të sapovluar. Lihet për 10 minuta më pas kullohet dhe pihet i nxehtë. Mjekët rekomandojnë të pihen 2 filxhanë në ditë para buke ( për sëmundjen e diabetit çaji nuk ëmbëlsohet kurse në të gjitha rastet tjera ëmbëlsohet me mjaltë ).
Nuk përdoret gjatë shtatëzanisë.