Finoku ndihmon tretjen, qetëson dhimbjet e traktit tretës, ul ndjesinë e fryrjes pas ushqimit, redukton gazrat dhe ngërqet.
Përdorimi: 1 lugë e mesme me fara vendoset në një gotë me ujë (200 ml) posa të vlojë, mbulohet dhe lihet të qëndrojë për 5-10 minuta. Sipas dëshirës, mund t’i shtohet mjaltë ose sheqer jo kalorik. Mund të konsumohen deri tri gota çaj në ditë. Çaji pihet pas buke.
Emra tjere: Fennel, Meraja, Kopra e eger, Rezena, Berhuka, Maraqi, Terioti etj.