Lexim kritik i tekstit 1 – Kritikë e arsyes islame

Libri ribotohet në dy vëllime: (I) Kritike e arsyes islame dhe (II) Hermeneutike moderne e arsyes islame. Vëllimi i parë ofron një kritikë të diskursit fetar dhe problematizon raportin në mes racionalitetit dhe dogmës fetare. Vëllimi i dytë ofron një pasqyrë të hermeneutikes moderne të tekstit të shenjtë islam dhe një pasqyrë të kritikës bashkëkohore feministe dhe leximeve feminsite në Islam.

Libri: Lexim kritik i tekstit 1 – Kritikë e arsyes islame
Redaktore: Gëzim Selaci dhe Abdulla Rexhepi,
Recensente: Ardian Gola dhe Seid Zimeri
Botoi: Botimet Artini
Faqe: 399
ISBN: 9789951280587

Argumenti qendror i librit Luximi kritik i Tekstit është se tekstet, interpretimet, diskurset, besimet e praktikat fetare mund dhe duhet të studiohen në dritë të arritjeve të shkencave shoqërore e humane bashkëkohore. Studimet e tilla konsistojnë në zbatimin e qasjeve dhe metodave kritike shkencore në analizën e teksteve dhe diskurseve fetare. Lëvizja e re intelektuale ne Islam që prezantohet në këtë libër është rikthim i arsyes dhe rolit vendimtar të saj në të kuptuarit dhe studiuarit e dukurisë fetare, prodhimit dhe interpretimit të teksteve fetare dhe historisë së saj.

Libri ribotohet në dy vëllime: (I) Kritike e arsyes islame dhe (II) Hermeneutike moderne e arsyes islame. Vëllimi i parë ofron një kritikë të diskursit fetar dhe problematizon raportin në mes racionalitetit dhe dogmës fetare. Vëllimi i dytë ofron një pasqyrë të hermeneutikes moderne të tekstit të shenjtë islam dhe një pasqyrë të kritikës bashkëkohore feministe dhe leximeve feminsite në Islam.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Lexim kritik i tekstit 1 – Kritikë e arsyes islame”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *