Kanuni i Lekë Dukagjinit

 

Nga Shtjefën Gjeçovi vjen i ribotuar Kanuni i Lekë Dukagjinit

Dizajni : Arbëresh Dalipi

Botime : Artini

Thyerja teknike : Faton Bajgora, Botime Artini

Kanuni i Lekë Dukagjinit apo i njohur edhe si Kanuni i Lekës ose Kanuni i Maleve është njëri prej varianteve të së drejtës zakonore shqiptare i përcjellur gojarisht, i cili fillimisht u kodifikua dhe u botua në turqisht nga administrata osmane në gjysmën e parë të shekullit XIX kur përpiqej për të ndaluar gjakmarrjen

Normat juridike të mbledhura në Kanunin e Lekë Dukagjinit kanë karakter të dyanshëm: pasqyrojnë marrëdhëniet shoqërore të rendit gjinor, barazinë midis njerëzve, por marrëdhënie të diferencuara ekonomiko shoqërore, pabarazinë e gruas me burrin etj. Kanuni zbatohej njëlloj për të gjithë malësorët, pavarësisht nga besimi fetar. Ai shpreh origjinalitetin e së drejtës zakonore të shqiptarëve dhe ka një shtrat të përbashkët me kanunet e tjera. Ai është monument historik i kulturës popullore në përgjithësi dhe asaj juridike në veçanti. Po ashtu ai është një koleksion zakonesh dhe normash të ndryshme, që u përkasin gati të gjitha fushave të jetës dhe të veprimtarisë ekonomike e shoqërore të njerëzve. Njëkohësisht përfaqëson edhe një dëshmi të rrugës që kanë kaluar shqiptarët gjatë procesit të zhvillimit historik. Kanuni është përplot zakone të vjetra, të krijuara në etapa të ndryshme të zhvillimit ekonomik e shoqëror. Ka zakone që u krijuan në shoqërinë pa klasa, në periudhën e ekonomisë së gjuetisë, si dhe zakone të etapave të tjera. Nga Kanuni shihet se karakteristika kryesore e shoqërisë ishte patriarkalizmi dhe rendi fisnor. Disa fise shqiptare bëjnë një lidhje fisesh, në krye të së cilës gjendet kryepari; fiset ndahen në vëllazëri, të cilat përmenden shumë rrallë në Kanun, ndërsa katundi si organizim ekonomik dhe shoqëror përmendet më shpesh

CHF24.90

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Krem kolagjen me fara të zeza - Collagen with black seed

Krem kolagjen me fara të zeza – Collagen with black seed

CHF7.90
IMG

Kolagjen Vitamina E krem ​​për kujdesin e lëkurës – Collagen Vitamin E skin care cream

CHF7.90
Collagen Instant wihtening cream - Kolagjen Instant krem zbardhues

Collagen Instant wihtening cream – Kolagjen Instant krem zbardhues

CHF7.90
Maske kunder plakjes me vaj argani – Hamed Salon Mask Online

Maske kunder plakjes me vaj argani – Hamed Salon Mask Online

CHF9.90
Krem kërmilli Constanta

Krem kërmilli Constanta

CHF16.90
Parfum Hajar e Aswad - 6ml

Parfum Hajar e Aswad – 6ml

CHF7.90
Parfum ZemZem - ZamZam 6 ml

Parfum ZemZem – ZamZam 6 ml

CHF7.90
Sapun farë e zezë kundër akneve

Sapun farë e zezë kundër akneve

CHF5.90