DAVIDI DHE GOLIATI

Autori:  Malcolm Gladwell
Përkthyesi:  Lira Sejdini

Davidi dhe Goliati është një libër për atë që ndodh kur njerëzit e zakonshëm vihen përballë gjigantëve.Me “gjigantë” unë nënkuptoj
kundërshtarët e fuqishëm të të gjitha Ilojeve, që nga ushtritë dhe luftëtarët e mëdhenj e deri tek paaftësitë,fati i keq dhe shtypja.
Çdo kapitull tregon historinë e një personi të ndryshëm —të famshëm ose të panjohur, të zakonshëm ose të shkëlqyer —
i cili ka pasur përballë një sfidë joproporcionale dhe ka qenë i detyruar t’i përgjigjet asaj.
A duhet të zbatoj rregullat apo të udhëhiqem nga instinkti im?
A duhet të këmbëngul apo të heq dorë?
A duhet që ta godas edhe unë apo ta fal?
Përmes këtyre historive, dua të eksploroj dy ide.E para është se pjesa më e madhe e asaj që ne e konsiderojmë të çmueshme në botën
tonë ngrihet nga këto lloj konfliktesh të njëanshme, sepse akti i bërjes ballë të gjasave dërrmuese prodhon madhështi dhe bukuri.
Dhe e dyta,që ne vazhdimisht i keqkuptojmë këto konflikte.Nuk lexojmë siç duhet.I keqinterpretojmë.Gjigantët nuk janë ata që përfytyrojmë.
Të njëjtat cilësi që duket se u japin atyre fuqi janë shpesh burim i një dobësie të madhe.
Dhe fakti i të qenët i pafuqishëm mund t’i ndryshojë njerëzit në mënyra që shpesh nuk arrijmë t’i vlerësojmë: Mund të hapë dyer dhe të krijojë mundësi, të ndriçojë dhe të bëjë të mundur atë që përndryshe mund të dukej e pamendueshme.
Ne kemi nevojë për një udhëzues më të mirë se si të përballemi me gjigantët dhe nuk ka vend më të mirë për t’ia filluar sesa me
konfrontimin epik midis Davidit dhe Goliatit tre mijë vjet më parë në luginën e Elah-s.

4 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Porfida, ballo në Versailles

Porfida, ballo në Versailles

CHF14.90
Kur këndonin gjelat e tretë

Kur këndonin gjelat e tretë

CHF14.90
Tri novela

Tri novela

CHF14.90
Murgu Hokaj

Murgu Hokaj

CHF14.90
Kush e vrau Mehmet Shehun?

Kush e vrau Mehmet Shehun?

CHF17.90
Provocateur

Provocateur

CHF17.90
KM, Kryeministri

KM, Kryeministri

CHF17.90
Enigma e dhimbjes

Enigma e dhimbjes

CHF17.90
Më shumë produkte