Bregu i Pikëllimit

Teki Dërvishi (1943-2011) është një ndër shkrimtarët më të spikatur të letërsisë shqipe. Në veçanti Dërvishi shquhet si dramaturg, veprat e të cilit janë inskenuar në teatrot shqiptare dhe evropiane. Vepra letrare e Dërvishit është ende e pastudiuar dhe e pavlerësuar sa duhet.. 

“Në pika të shkurtra, Bregu i Pikëllimit është konceptuar si një udhëtim prej Udhësi i personazhit Lojtari në një hark kohor nëntëqindvjeçar në kërkim të identitetit krijues dhe kombëtar, në kërkim të Motrës së Nëntë Vëllezërve të vdekur — amanet i Nanës të cilën nuk e merr dhéu pa u përmbushur amaneti. Udhësi Lojtar kthehet në Itakën e tij “as i gjallë as i vdekur”, gozhdohet e zhgozhdohet, herë varroset e herë zhvarroset gjatë rrugëtimit nëpër një ferr tokësor të ngjeshur me ngjarje e me aksidente historike, me personazhe që personifikojnë të mirën dhe të ligën, ndjenjat që ngërthejnë në vete erosin dhe thanatosin — epshin dhe magjepsjen pas vdekjes dhe kalbëzimit, me njerëz të prirur për perversione e dekadencë, etje për pushtet, brutalitet, autoritarizëm dhe tendenca për zbutjen, si te Stoikët, të egërsisë së brendshme të individit, veçse këtu jo përmes kontemplacionit filozofik dhe njohjes, po nëpërmjet kamxhikut, zjarrit dhe hekurit, nënshtrimit e poshtërimit…“

Veli Karahoda

“Për tekstet e Teki Dërvishit në përgjithësi është cilësuese të menduarit e figurshëm, ku metafora spontane dhe tensioni i thellë emocional shfaqen si vlera qenësore. Këtu më shumë se gjithkund dominon dialogu i fuqishëm, emocional, i saktë dhe racional në të njëjtën kohë. Madje këto tekste lënë bindjen se janë fragmente poezish që kanë arritur me natyrshmëri të montohen në kompozicionin e dramës.”

Ramadan Musliu

CHF22.90

3 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Krem kolagjen me fara të zeza - Collagen with black seed

Krem kolagjen me fara të zeza – Collagen with black seed

CHF7.90
IMG

Kolagjen Vitamina E krem ​​për kujdesin e lëkurës – Collagen Vitamin E skin care cream

CHF7.90
Collagen Instant wihtening cream - Kolagjen Instant krem zbardhues

Collagen Instant wihtening cream – Kolagjen Instant krem zbardhues

CHF7.90
Maske kunder plakjes me vaj argani – Hamed Salon Mask Online

Maske kunder plakjes me vaj argani – Hamed Salon Mask Online

CHF9.90
Krem kërmilli Constanta

Krem kërmilli Constanta

CHF16.90
Parfum Hajar e Aswad - 6ml

Parfum Hajar e Aswad – 6ml

CHF7.90
Parfum ZemZem - ZamZam 6 ml

Parfum ZemZem – ZamZam 6 ml

CHF7.90
Sapun farë e zezë kundër akneve

Sapun farë e zezë kundër akneve

CHF5.90