Libri: Gjuha e trupit – si ta kuptoni se çfarë po thuhet vërtet
Autor: James Borg
Botoi: Botimet Pema
Përktheu: Olsa Seldini
Redaktoi: Gerta Tafaruçi
Shtypi: V Print
Formati: 14x22cm
Faqe: 290
ISBN: 9789951817127
Gjuha juaj e trupit është e dukshme pothuajse gjatë tërë kohës… prandaj, a nuk është e rëndësishme ta dini se çfarë mesazhi po dërgoni?
Zbuloni se si ta përdorni gjuhën e trupit për të mirën tuaj dhe se si ti zbërtheni shenjat e të tjerëve. Hulumtimet tregojnë se mbi 90% e komunikimit transmetohet pa folur dhe se njerëzit më të suksesshëm – në të gjitha sferat – i zbërthejnë intuitivisht këto shenja. Ne mund të mendojmë se dimë se si ta përdorim këtë gjuhë të heshtur’ por sa nga ne vërtet dimë ta përdorim siç duhet?
Gjuha e trupit do t’ju ndihmojë:
– ti kuptoni më mirë të tjerët dhe t’ua ‘lexoni’ mendjen
– të kuptoni çfarë shenjash po u dërgoni të tjerëve dhe si ta përdorni këte gjë për të komunikuar dhe arritur atë që doni
– të kuptoni se a është vërtet ajo çfarë po thonë të tjerët ajo që po e mendojnë ose ndiejnë
– të mësoni se si’ekstremitetet’ tuaja mund t’ju tradhtojnë (pavarësisht asaj që thoni)
– të jepni imazh më të mirë në jetën tuaj shoqërore e të punës duke qenë të vetëdijshëm për gjuhën tuaj (dhe të të tjerëve) të trupit. .. dhe shumë më shumë.
Qëllimi i këtij libri është t’ju informojë, edukojë dhe zbavisë. Komunikimi është një temë tepër e rëndësishme, element i rëndësishëm që shenjon mirëqenien tonë. Thelbin e komunikimit nuk e përbën vetëm ajo qe themi. Mënyra se si e transmetojmë mesazhin përmes të folurit, qëndrimi dhe gjestet tona përbejnë zgjidhjen “magjike”.