Libri: Dimensione të këngës popullore
Autor: Rrustem Berisha
Botoi: Instituti Albanologjik
Lektor: Fadil Grajçevci
Formati: 14x20cm
Faqe:382
ISBN: 9789951596343
Me deshirë që ta theksoj gjithnjë këngën tonë, siç kam vepruar edhe në veprat e mëparshme, këtë vepër e titullova Dimensione të kënges popullore. Është e kuptueshme se ky titull nuk i përthekon të gjitha aspektet e përmbajtjes së librit, por kur i kam parasysh edhe veprat e mia të mëparshme, duke u bazuar në çështjet që merrën për studim, ky libër është vazhdim i tyre. Prandaj, titullin e këtij libri e plotësojnë edhe titujt e veprave të botuara më herët.