Libri: Bibliografia e revistës “Vjetar”-i (1965-2015)
Autor: Sadik Mehmeti dhe Nuridin Ahmeti
Botoi: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Formati: 14x20cm
Faqe: 430
ISBN: 9789951404372
Nisma për botimin e bibliografisë së plotë 50-vjeçare të revistës “Vjetari”, organ profesional e shkencor i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, është një veprim i çmueshëm dhe përmbushje e një boshllëku, të cilin deri tani e kanë ndier të gjithë profesionistët dhe shkencëtarët që merren me aspekte të arkivistikës, të historiografisë sonë, me njohjen e kontributeve të botuara përgjatë këtyre pesë dekadave etj.
Vëllimi bibliografik përmban materialin e 50 numrave të botuar, të cilët janë klasifikuar me një rend të caktuar metodologjik, bazuar në standardet më të përparuara të hartimit të bibliografive.