Albanologji 5/2014

CHF24.90

E kam çmuar të nevojshme që në këtë tubim shkencor, në të cilin do të flitet për periodikun në gjuhën shqipe, të them pak fjalë edhe për periodikun në përgjithësi. Revistat janë publikime të quajtura të kohëpaskohshme: dyjavore, njëmujore, dymujore, tremujore, giashtëmujore apo, madje, edhe vjetore.

1 stok

Libri: Albanologji 5/2014
Botoi: Instituti Albanologjik
Lektura: Leonita Gega-Musa dhe Fadil Grajçevci
Formati: 17×24
Faqe: 528

Vëllimi I

Punimet nga aktiviteti shkencor: Java e Albanologjise i mbajtur me 16-18 qershor 2014.

E kam çmuar të nevojshme që në këtë tubim shkencor, në të cilin do të flitet për periodikun në gjuhën shqipe, të them pak fjalë edhe për periodikun në përgjithësi. Revistat janë publikime të quajtura të kohëpaskohshme: dyjavore, njëmujore, dymujore, tremujore, giashtëmujore apo, madje, edhe vjetore.

Ato kanë trajtën e librit apo të broshurës. Ato janë organe të ndërmarrjeve, të organizatave apo të institucioneve shtetërore në shoqëritë komuniste, kurse të shoqatave profesionale, të organizatave, të institucioneve private, të grupeve letrare, artistike, shkencore në shoqëritë demokratike.