Albanologji 2/2011

CHF24.90

Në vargun e pengesave që dolën përpara lëvizjës kombëtare shqiptare ishte edhe Traktati i Shën Stefanit, i nënshkruar më 3 mars të vitit 1878 pas luftës ruso-turke. Nga aty fillon tragjedia më e madhe e popullit shqiptar në veriperëndim dhe në veri, si shpërngulja me dhunë, shpronësimi, asimilimi dhe masakrimi i shqiptarëve në territoret e veta në Sanxhakun e Nishit.

1 stok

Libri: Albanologji 2/2011
Botoi: Instituti Albanologjik
Lektura: Leonita Gega-Musa dhe Hysen Matoshi
Formati: 17×24
Faqe: 674

Vëllimi II

Punimet nga aktiviteti shkencor: Java e Albanologjisë (14-18 nëntor 2011).

I nderuari ministër i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, z. Ramë Buja, të nderuar kolegë studiues nga Shqipëria, Magedonia dhe Kosova, zonja dhe zotërinj, mysafirë të nderuar, më lejoni që, me pëlqimin tuaj, ta hap ditën e tretë të “Javës së Albanologjisë”, organizuar për herë të dytë nga Instituti Albanologjik. Dega e Historisë në kuadër të kësaj jave ka dalë me propozimin për trajtimin e çështjes shqiptare në kongrese dhe konferenca të ndryshme ndërkombëtare.

Me këtë rast ju përshëndes të gjithëve për interesimin tuaj për pjesemarrje e në mënyrë të veçantë studiuesit e nderuar, të cilët do të na sjellin të dhëna me interes për diplomacinë shqiptare të kësaj periudhe si dhe rrethanat shoqëroro-politike të kohës.