Albanologji 2/2011

CHF24.90

Para një viti nisi Java e albanologjisë. Si çdo nismë tjetër edhe kjo shoqërohej nga dilema për suksesin e saj. Megjithatë, u quajt si e arsyeshme nevoja që Instituti Albanologjik, si institucioni shkencor me traditën më të gjatë të punës në Kosovë, ta ketë aktivitetin e tij të përvitshëm shkencor. Interesimi i madh i albanologëve për të prezantuar rezultatet e punës së tyre kërkimore po ashtu ia ka dhënë një impuls pozitiv nismës sonë.

1 stok

Libri: Albanologji 2/2011
Botoi: Instituti Albanologjik
Lektor: Fadil Grajçevci dhe Hysen Matoshi
Formati: 17×24
Faqe: 528

Vellimi I

Punimet nga aktiviteti shkencore: Java e Albanologjisë (14-18 nëntor 2011).

Para një viti nisi Java e albanologjisë. Si çdo nismë tjetër edhe kjo shoqërohej nga dilema për suksesin e saj. Megjithatë, u quajt si e arsyeshme nevoja që Instituti Albanologjik, si institucioni shkencor me traditën më të gjatë të punës në Kosovë, ta ketë aktivitetin e tij të përvitshëm shkencor. Interesimi i madh i albanologëve për të prezantuar rezultatet e punës së tyre kërkimore po ashtu ia ka dhënë një impuls pozitiv nismës sonë.

E konceptuar si aktivitet që përfshin pesë disiplinat themelore albanologjike, Java e albanologjisë synon totalitetin e saj ndërdisiplinar si shkencë. Në të vërtetë, në të kaluarën kemi pasur një zhvillimin jo edhe aq proporcional të këtyre disiplinave dhe kjo gjë ka bërë që rezultati i përgjithshem i studimeve shqiptare të mos njohë nivele të dëshiruara në të gjitha drejtimet.