Libri: Sfidat e shtetndërtimit dhe e ardhmja e Kosovës
Botoi: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës
Lektor: Shefqet Riza
Formati: 17x24cm
Faqe: 168
ISBN: 9789951615051
I nderuari Kryetar i ASHAK-ut, kolegë, studiues dhe mysafirë,
Hapi punimet e Kollokuiumit Shkencor “Sfidat e shtetndërtimit dhe e ardhmja e Republikës së Kosovës”. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, përkatësisht Seksioni i Shkencave Shoqërore të saj përcjell vazhdimisht dhe me kujdes proceset politike, ekonomike dhe sociale të shtetndërtimit të Kosovës.
Në këtë drejtim ASHAK, për me tepër Seksioni Shkencave Shoqërore dhe anëtarët e këtij institucioni janë angazhuar si në pikëpamje teorike, ashtu edhe në rrafshin praktik në identifikimin e sfidave të shtetndërtimit të Kosovës dhe në zhvillimin e atyre kushteve dhe raporteve që i kontribuojnë konsolidimit të veprimtarisë së të gjitha organeve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.