Libri: Terapia e zemrës
Autor: Ali Albarghouthi
Përktheu: Driton Maxhuni
Redaktor fetar: Ahad Durguti
Redaktor gjuhësor: Abdurrahim Maxhuni
Botoi: Fjala e bukur
Shtypi: Graf-ing Prishtinë
Formati: 14x22cm
Faqe: 528
ISBN: 9789951818018
Ky libër përpiqet të ringjall spiritualitetin autentik islam bazuar në Kuran dhe Sunet duke mbledhur dhe shpjeguar dyzet hadithe mbi sëmundjet e zemrës dhe mbi pastrimin e shpirtit. Ky është një libër rreth pastrimit shpirtëror, i cili përbën një projekt për ndryshimin e jetës suaj dhe shtimin e imanit. Në të do të gjeni këshilla praktike se si ta pastroni zemrën dhe si të sillni ndryshime në jetën tuaj. Nëse i rregullojmë zemrat tona, do të mund t’i rregullojmë jetët tona.
Librin lexojeni duke pas për qëllim të ndryshoni jetën tuaj dhe botën përreth. Nëse keni probleme shpirtërore, jeni duke u ballafaquar me çështje të pazgjidhura për ju deri tani ose thjesht dëshironi të keni një jetë më të përshpirtshme, ky libër do t’ju ndihmojë. Besoni se Allahu do t’ju ndihmoj, luteni për ndihmë dhe sigurisht se do ta keni ndihmën e Tij.