Libri: Dispozitat mbi fyesin e pejgamberit
Autor: Ahmed Ibën Tejmije
Përktheu: Rexhep Memishi
Redaktor fetar: Abdyl Fuga
Redaktor gjuhësor: Gëzim Adili
Redaktura teknike: Burhan Seferi
Botoi: Shtëpia Botuese Teuhid
Formati: 17x24cm
Faqe: 384
Shigjetat kundër parimeve Islame dhe dispozitave të prera të akides dhe sheriatit janë të shumta në kohën tonë!
Fuqit e mëdha të kufrit shpallën luftë kundër Islamit, ata e paraqiten Islamin si rezik për të ardhmen para popujve të tyre, armik i cili sipas tyre do të shkatërron të gjithë para tij, kinse ai do t’i zhduke të gjitha përparimet e civilizimit dhe se do ta futë njerëzimin në oqean të gjakut! Pas kësaj u dhanë në vëndet tona punëtorët e tyre, të cilët u zhveshën nga petkat e fesë, sollën fjalë tronditese në luftë kundër fesë dhe ummetit të tyre, që as nuk arriti tu shkon nëpër mend miqve të tyre në vendet e jobesimtarëve!
I kemi parë se si e larguan shenjtërinë e Kur’anit dhe sunnetit në tërësi duke u bazuar në dehjen e tyre e cila është larg logjikës së njerëzve të menqur!
I kemi parë se si e sulmojnë historinë islame, jetën e sahabeve dhe tabineve, duke nxjerur lajme të pavërteta për të mbushur gjithë botën me to, për të paraqitur historinë islame si të shumtuar dhe për tu denuar ajo nga njerzit si e tillë!
Gjate këtyre sprovave dridhen parimet, imani në zemër futet në medyshje, përzihën letrat, shtrembohen sytë dhe kthejnë shpinën shumë prej rojtarëve të cilët më parë ia dhan besën Allahut se nuk do të kthejnë shpinë! Allahu do t’i pyet njerëzit për këtë besë.
Kemi parë dijetarë të cilët u kthyen mbrapa para këtyre sulmeve të mëdha, filluan të leshojnë shprehje të tradhtisë dhe dorëzimit, shprehje të cilat nga jashtë janë të sakta, ndërsa nga brenda janë të devijuara!